Milani transferon shokun e Xhimshitit!

Merkatoja e janarit pritet të sjellë shumë risi te Milani, drejtuesit e së cilës skuadër po punojnë në shumë fronte për përforcimin e skuadrës.

Mateo Politano është dëshira për krahët e sulmit dhe akordi me agjentin e lojtarit të Interit është shumë afër. Mirëpo ai nuk është dëshira e vetme e “kuqezinjëve”, pasi sipas “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë” i kanë vënë syrin edhe shokut të Berat Xhimshitit te Atalanta, danezit Simon Kjaer.

Ky i fundit nuk arriti të përshtatet me skemat e trajnerit Gasperini, dhe dëshira e tij është që të largohet nga Bergamo, ndërsa situatën rreth të ardhmes së tij me mjaft vëmendje po e ndjek Milani, që kapitenit Romanjoli dëshiron ti sjell një “viking” në qendër të mbrojtjes.

“Rossonerët” janë gati ti ofrojnë danezit 30-vjeçar një kontratë 6 mujore, me opsionin e rinovimit nëse ai bind me performancat e tij gjatë stinorit pranveror.

Duhet theksuar gjithashtu se për shërbimet e Simon Kjaer, interes kanë shfaqur gjithashtu edhe Sampdoria dhe Fenerbahçe.

Leave a Reply