Bursaspor pas Sokol Cikalleshit

Oferta të shumta për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshin. Së fundmi është shfaqur edhe Bursaspori që interesohet për 26 vjeçarin. Ka qenë presidenti i klubit Ali Ayin, i cili personalisht është vënë në lëvizje për shërbimet e Cikalleshit.

Sipa mediave turke, vlera e kartonit të sulmuesit shqiptar shkon deri në 2 milionë e 250 mijë euro, ndërsa Bursa është e gatshme të paguajë këtë shumë në arkat e Istanbul Bashashehirit.

Cikalleshi me Bashakshehirin ka kontratë deri më 31 gusht të vitit 2018, ndërsa këtë sezon luajti si huazim te Akhisari, ku regjistroi 10 gola dhe 5 asiste në 27 ndeshje të zhvilluara.

Për Cikalleshin janë të interesuar edhe shumë klube tjera, ndërsa mes tjerash edhe gjigandët e Beshiktashit.

Leave a Reply