Milan – Juventus do të luajnë në finalen e Kupës së  Italisë

Milan – Juventus do të luajnë në finalen e madhe të Kupës së Italisë, pasi sonte skuadra e Xhenaro Gatuzos eliminoi në gjysmëfinale Lacion e Thomas Strakoshës, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në kohën e regullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta u mbyll me barazimin pa gola, njëjtë sikurse edhe ndeshja e parë në “San Siro”, ashtu që fituesi u vendos pas goditjeve nga pika e bardhë, ku më të suksesshëm u treguan futbollistët e Milanit, edhe përkundër faktit se dy goditjet e para të Rodrigez dhe Montolivo, portieri shqiptarë Strakosha arriti që ti mbrojë. Mirëpo në vazhdim futbollistët që morrën përgjegjësinë për të ekzekutuar penaltitë ishin që të gjithë të saktë, me Romanjolin e fundit, i cili me të majtën e tij mnposhti Strakoshën dhe dërgoi Milanin në finalen e madhe.

Rol të madh në kualifikimin e “kuqezinjëve” luajti edhe Xhanluixhi Donaruma, i cili ndali goditjet e Milinkoviç Saviç dhe Leiva, teksa Ramos në serinë e fundit, serinë e 7-të hoditi vetëm mbi portë.

Më herët në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Juventusi me rezultatin 1:0, njëjtë sikurse edhe në ndeshjen e parë në Bergamo mundi Atalantën e Etrit Berishës.

Finalja e madhe e Kupës së Italisë në program është me datë 9 maj.

Leave a Reply