Griezman me 4 gola paralajmëron Barcelonën (VIDEO)

Skuadra e Atletiko Madridit vazhdon të shkëlqejë në futbollin spanjoll, pasi sonte në ndeshjen e javës së 26-të në La Liga mundi Leganesin me rezultatin e thellë 4:0, njofton “infOSport.mk”. Që të 4 golat e këtij takimi mbajnë firmën e francezit Antuan Griezman, i cili në këtë mënyrë vetëm brenda 4 ditëve po shënon 7 gola, përfshirë këtu edhe 3 golat e shënuar në fitoren 2:5 në fundjavë ndaj Seviljës. Shikuar në shifra, Griezman 7 golat e tij i ka realizuar në një interval kohor prej 72 orësh.

Gjatë muajit prill të vitit 2016-të sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez brenda 4 ditëve kishte shënuar 8 gola. Me këtë fitore të besuarit e trajnert Diego Simeone iu  afruan Barcelonës në vetëm 4 pikë, para përballjes së madhe në “Kamp Nou” që në program është me datë 4 mars (e diel).

Ndeshjen e javës së 26-të Barcelona do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme si mysafir ndaj Las Palmas, ndërkohë në ndeshjen tjetër të zhvilluar sonte Eibari falë golit të shënuar nga Kike mundi Viljarealin me rezultatin minimal, 1:0.

Leave a Reply