Kriza kaplon edhe Barcelonën, vetëm 30% pagë për futbollistët

Barcelona e ka konfirmuar se një pjesë e stafit do të lirohet nga puna, ndërsa pjesa tjetër do të pësojë ulje të pagës për 70 % përkohësisht gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi, në mënyrë që kjo krizë të ketë ndikim sa më të vogël ekonomik në klub. Këto masa vlejnë edhe për stafin sportiv, edhe atë josportiv.

Të martën, një seri takimesh u realizuan mes drejtorit sportiv, Albert Solar, dhe menaxherëve të secilit repart të klubit për ta komunikuar vendimin e Barcelonën për këtë plan.

Aktivitetet sportive janë pezulluar dhe klubi është detyruar t’i ndërmarrë këto masa përderisa Spanja mbetet në alarm për koronavirusin.

Plani i klubit katalunas është që të gjithë futbollistët ta marrin vetëm 30 % të pagës ditore për aq kohë sa të jenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

E njëjta rregull vlen edhe për klubin e basketbollit të Barcelonës, ndërsa, disa anëtarë të stafit josportiv janë pushuar nga puna.

Aspekt i rëndësishëm i këtij plani të Barcelonës është që kur kampionati të rinisë dhe lojtarët të fillojnë stërvitjet sërish, në fund të sezonit ata do ta marrin edhe 70 përqindëshin e pagës që e kishin humbur gjatë kohës së krizës.

Ata do ta marrin pagën e plotë pasi që edhe pse nuk punuan me skuadrën në kampin stërvitor, lojtarët ishin të detyruar t’i ndiqnin udhëzimet e klubit dhe një program individual stërvitor nga shtëpia.

Leave a Reply