Hanoveri dhe Shtutgarti rikthehen në Bundesligë

Pas një viti, Hanoveri dhe Shtutgarti sigurojnë rikthimin në Bundesligën gjermane të futbollit.  Hanoveri fitoi derbin në kategorinë e dytë të Gjermanisë ndaj Shtutgartit me rezultat minimal 1:0, duke u barazuar kështu me pikë në renditjen tabelare, ku të dyja ekipet posedojnë 66-të pikë dhe ndajnë vendin e parë.

Hanoveri përveç fitores, u ndihmua edhe nga Bielifildi që mundi me shifra të thella 6:0 skuadrën Braushvaig që renditet e treta në tabelë me 33 pikë, ku tashmë largohet nga krerët  me 3 pikë diferencë dhe me golavarazh më të vogël se dy ekipet në fjalë.

Ndryshe golin e fitores për Hanoverin e realizoi Klaus në minutën 41-të. Kujtojmë që Hanoveri e mbylli takimin me një lojtar më pak, pasi me të kuq në minutën e 86-të u ndëshkua Sane.

Hanoveri ndeshjen e radhës do ta luaj ndaj Sandhausen në transfertë, ndërsa Shtutgarti do të luaj me Ousburgerin. / “InfOSport.mk”

Leave a Reply