Fejnordi kampion i Holandës  pas plot 18 viteve (VIDEO)

Skuadra e Fejnordit pas plotë 18 viteve ka arritur që të shpallet kampion në Holandë. Një Dirk Kajt fantastik, i cili na rikujtoi në ditët e tij më të mira, udhëhoqi Fejnordin sot drejt titullit kampion, duke shënuar të tre golat në fitoren 3:1 ndaj Heraklesit.

Falë kësaj fitore Fejnordi e mbylli sezonin 2016/2017 në pozitën e parë me vetëm një pikë më shumë se Ajaksi i vendit të dytë.

Me siguri se 3 golat e shënuar në ndeshjen e sotme, janë më të rëndësishmit në karrierën e Dirk Kajt, i cili pasi shkëlqeu në fushën e lojës, në fund me plotë meritë ngriti edhe trofeun e titullit kampion që rikthehet në Roterdam pas 12 vitesh.

Fitore në ndeshjet e sotme të javës së fundit në elitën e futbollit holandez shënoi edhe Ajaksi në transfertën ndaj Uilem II, me shifrat 1:3, por kjo fitore nuk u mjaftoi finalistëve të sivjetshëm të Liga Evropa për të siguruar titullin kampion në Holandë. Satisfakcion i vetëm i tyre mbetet pikërisht trofeu i Liga Evropa, kur me datë 24 maj do të përballen me Mançester Junajtedin në finalen e Stokholmit.

Leave a Reply