Pas dy barazimeve historike në tokën angleze, Maqedonia këtë herë turpërohet nga Anglia (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka përjetuar një turp të vërtetë sonte ndaj Anglisë, aty ku më parë kishte bërë historinë, duke barazuar në dy ndeshje, shkruan “infOSport.mk”. Sonte në teatrin e ëndërrave në “Olld Traford” të besuarit e Bllagoja Milevskit pësuan një debakël të vërtetë, duke u mundur me

Bujar Osmani me tren drejt Mançesterit në përkrahje të përfaqësueses së Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ndodhet për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar me ftesë të Sekretarit të Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Xhejms Klleverlli, me tren dhe me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë,

Ekskluzive, Mevlan Murati i thotë “PO”, Voska Sportit

Mevlan Murati sezonin e ri do të garojë me fanellën e Voska Sport, skuadër kjo që për herë të parë në historikun e saj do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Murati është dakorduar me kushtet

Futbollisti i dashur i “Ballistëve”, Gledi Mici largohet nga Prishtina

Gledi Mici, një ndër futbollistët më të dashur në mesin e tifozërisë tetovare, në veçanti të “Ballistëve”, edhe përfundimisht është larguar nga Prishtina, te e cila skuadër shtatorin e vitit 2020 ishte transferuar pikërisht nga rradhët e Shkëndijës së Tetovës. Ai te skuadra “kuqezi” kishte lënë gjurmë me paraqitjet e tij,

Struga Trim Lum miqësore me kampionët e Shqipërisë dhe Kosovës

Struga Trim Lum tashmë disa ditë po përgatitet në prag të debutimit në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve, aty ku nesër do të mësojë edhe emrin e skuadrës kundërshtare, njofton “infOSport.mk”. Trajneri Shpëtim Duro shprehet i kënaqur me rrjedhojën e përgatitjeve që aktualisht skuadra po i zhvillon në Strugë, teksa

Ekskluzive, Anid Abazi transferohet te KF Gostivari

Anid Abazi, futbollistë ky i dalë nga shkolla e FC Shkupit, karrierën e tij futbollistike do ta vazhdojë te Gostivari, duke luajtur sërish në elitën e futbollit vendor. “infOSport.mk” nga burime të besueshme mëson se Abazi me skuadrën nga Pollogu do të nënshkruaj kontratë një vjeçare dhe se së shpejti i

FC Shkupi mbetet pa shërbimet e qendërmbrojtësit Margvelashvili

Gagi Maegvelashvili ka vendosur të rikthehet në vendlindje, pas eksperiencës 18 muajshe që kishte me FC Shkupin në futbollin tonë vendor, shkruan “infOSport.mk”. Margvelashvili, i cili me skuadrën nga Çairi u shpall kampion vitin 2022, sezonin e ri do të luaj me Dinamo Tbilisi, që do të jetë skuadra e tij

Tirana pak para mesnate prezantoi ish futbollistin e saj, Albi Doka (VIDEO)

Vetëm disa minuta para mesnate, Tirana ka zyrtarizuar rikthimin e Albi Dokës. Mbrojtësi  do të veshë fanellën e nënkampionëve të  Shqipërisë  për sezonin e ri, duke u vënë  menjëherë nën urdhrat e trajnerit, Orges Shehi. Në  këtë  mënyrë , Tirana rikthen në shtëpi “djalin” e saj, ndërsa shtojnë kështu në mbrojtje alternativa

E bujshme, Muriqi zëvendëson Ikardin te Galatasaraji!

Vedat Muriqi mund të rikthehet në Turqi pas tre viteve të kaluara mes Italisë dhe Spanjës. Sulmuesi kosovar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Spanjë me fanellën e Majorkas, duke shënuar vazhdimisht. 29-vjeçari ka zhivlluar 37 ndeshje zyrtare mes kampionatit dhe Kupës së Spanjës, duke realizuar 16 gola dhe duke

Ançeloti merr drejtimin e Kombëtares së Brazilit

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Karlo Ançelotin që të marrë drejtimin e kombëtares së tyre në vitin 2024. Rede Globo transmeton se CBF ka bërë të ditur se pasi t’i skadojë kontrata me Real Madridin (30 qershor 2024), strategu italian do