Bajerni dhe Reali mes tyre janë takuar 22 herë, mëso kush është më i miri (VIDEO)

Dy skuadrat gjigande evropiane Real Madridi dhe Bajerni i Munihut do të përballen mes tyre në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve Evropian. Deri më tani këto dy skuadra mes tyre kanë zhvilluar 22 ndeshje, që të gjitha në kuadër të veprimtarisë më të madhe evropiane, njofton “infOSport.mk”.

“Mbretërit” kanë 9 fitore, derisa “bavarezët” 11 të tilla. Vetëm dy ndeshje mes tyre janë mbyllur me barazime, ndërkohë gol averazhi flet në anën e makinerisë gjermane, 33:31.

Për herë të fundit këto dy skuadra mes tyre u takuan në gjysmëfinalen e sezonit 2013/2014, kur “mbretërit” ishin të pamëshirshëm ndaj gjermanëve duke mundur ata me rezultatin e përgjithshëm 5:0, me ç’rast më pas arritën që të ngrejnë edhe trofeun e 10-të në kuadër të Ligës së Kampionëve, raporton “infOSport.mk”.

Dy sezone më herët Bajerni kishte eliminuar Real Madridin pas ruletit të penaltive, sërish në kuadër të ndeshjeve gjysmëfinale.

Leave a Reply