Ançeloti: Jemi të aftë për të mundur Realin

Menjëherë pas shortit të hedhur në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian kanë vijuar edhe reagimet nga ana e trajnerëve dhe personave tjerë zyrtarë të klubeve çerekfinaliste, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri i Bajernit të Munihut, Karlo Ançeloti sfidën e madhe ndaj Realit të Madridit e sheh si mjaft të rëndë, megjithatë ai beson tek futbollistët e tij, të cilët sipas tij janë të aftë për të mundur Realin.

“Është një emocion i veçantë të përballem me Realin e Madridit. I njoh mirë ata. Ne kemi shumë besim në forcat tona dhe duam ta fitojmë Ligën e Kampioneve këtë sezon. Mendoj se kemi aftësinë të mundim Realin, edhe pse kanë një skuadër fantastike dhe një trajner fantastik” – tha trajneri “bavarez”, Karlo Ançeloti.

Leave a Reply