Butragenjo: Aspak nuk kishim fat në short

Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale te Real Madridi, Emilio Butragenjo, nuk është ndarë i kënaqur pas hedhjes së shortit për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.

Ai thotë se Reali nuk pati fat në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, mirëpo e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Bajernin, pasi që të dyja skuadrat në këtë fazë futen me shanse të barabarta.

“Bajerni ishte një ndër rivalët më të vështirë që mund të peshkonim, por besoj se edhe ata po thonë të njëjtën gjë për ne. Dy skuadrat e njohin mirë njëra-tjetrën. Ançeloti është trajneri i tyre dhe na njeh shumë mirë. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer në çdo rol dhe kanë shumë eksperiencë. Do të preferonim të përballeshim më tutje në kompeticion, por ky është shorti. Ndeshja e dytë në shtëpi të jep një avantazh të vogël, por ne duhet të luajmë mirë në Gjermani. E dimë që 20 minuta në Gjermani mund të jenë vdekjeprurëse. Nuk është shorti më i mirë i mundshëm, por kemi lojtarë me eksperiencë. Është një përballje madhështore” – u shpreh Butragenjo.

Leave a Reply