Kristal Abazaj bëhet i Skënderbeut

Ka marrë fund telenovela rreth futbollistit të talentuar të Luftëtarit, Kristal Abazaj. Ky i fundit spikati në 18 muajt e fundit me skuadrën gjirokastrite, ndërsa kjo bëri që për shërbimet e tij të interesohen më shumë skuadra, ndërsa në fund më konkrete dhe më e shpejtë u tregua skuadra korçare që arriti ta bëjë atë për vete.

Kristal Abazaj me Skënderbeun do të nënshkruaj për dy vite, mirëpo në Korçë do të zbarkojë vetëm gjatë merkatos së verës, pasi pjesën e mbetur të këtij sezoni do të jetë i huazuar në Gjirokastër për të dhënë kontributin e tij për qëndrimin e Luftëtarit në Superiore.

Abazaj gjatë pjesës së parë të sezonit luajti në të gjitha 16 ndeshjet, ku edhe shënoi 5 gola. Pikërisht paraqitjet e tij të mira me Luftëtarin bënë që ai të fitojë edhe një vend titullari me Kombëtaren U21 të Shqipërisë.

Leave a Reply