Dënohen arbitrat e takimit Juve-Milan, shkak penaltia

Pas përfundimit të ndeshjes së Juventusit kundër Milanit, janë ngritur shumë tensione për shkak të penaltisë së dhënë nga ana e arbitrit në favor të “Zonjës së Vjetër”, edhe atë pas përfundimit të kohës së rregullt.

Milani është ankuar në FA për vendimin e arbitrave që akorduan 11 metërsh në minutën e 95-të dhe siç duket zyrtarët e “Serie A” ka pranuar këtë gjë.

Sipas “Premium Sport”, shefi i arbitrave italianë, Marcello Nicchi dhe Stefano Messina, themeluesi i zyrtarëve të ndeshjes për “Serie A”, kanë thënë se Davide Massa dhe ndihmësi i tij Daniele Doveri kishin gabuar të premten e kaluar kur  gjykuan si prekje me dorë rastin e DeShiljos, nga i cili më pas nga pika e bardhë Dybala shënoi golin e fitores për “Zonjën e Vjetër”.

Për shkak të dënimeve të bëra nga ana e Federatës Italiane të Futbollit, Massa do të jetë një gjyqtar anësor të dielën në ndeshjen Kaljari-Lacio, ndërsa Doveri nga e njëjta pozitë do të jetë arbitër në ndeshjen Udinese-Palermo.

Leave a Reply