Pritja e Higuain nga tifozët e Napolit do ju habis të gjithëve (FOTO)

Tifozët e Napolit si duket nuk mund të pajtohen assesi me veprimin e dikur futbollistit të tyre më të dashur, Gonzalo Higuain, i cili në fillim të këtij sezoni për një shumë të madhe prej 90 milionë euro u transferua te skuadra rivale e “napolitanëve”, Juventusi.

Tifozët e Napolit vazhdimisht lëshojnë kritika në adresë të sulmuesit argjentinas, ndërsa kësaj rradhe në prag të ndeshjes së fundjavës që do të zhvillohet në “Sao Paolo”, ata kanë përgatitur letra tualeti me fytyrën e Higuain të cilat po i shesin rrugëve të qytetit.

Leave a Reply