Bashkëlojtarët e Lacios tallen me Strakoshën pas disfatave me Italinë dhe Bosnjen (VIDEO)

Thomas Strakosha ka qenë në qendër të shakave nga ana e bashkëlojtarëve të tij, pas dy disfatave që portieri i talentuar shqiptarë i pësoi me kombëtaren shqiptare me 24 dhe 28 mars.

Strakosha që bëri debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me kombëtaren “kuq e zi” pësoi 4 gola gjithsej, nga dy në secilën ndeshje, atë kundër Italisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” dhe miqësoren kundër Bosnje e Hercegovinës.

Në një video të postuar sot në rrjetet sociale dëgjohet se si Felipe Anderson bën shaka me portierin 22-vjeçar të Shipërisë: “Thomas, çfarë ndodhi? Nëna ime! Je kot Thomas, je kot”, dëgjohet duke i thënë mesfushori brazilian përmes videos më poshtë, ku shihet edhe futbollisti boshnjak, Senad Luliç, i cili madje arriti që të mposhtë Strakoshën të martën në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, në të cilën ndeshje boshnjakët shënuan fitore me rezultatin 2:0.

Për të ndjekur video materialin në fjalë, klikoni KËTU.

 

Leave a Reply