Junajtedi humbi spanjollin Mata deri në fund të sezonit

Tani kur sezoni është bërë më i nxehtë në Premierligën angleze, trajneri i Mançester Junajtedit ka marrë një lajm shumë të hidhur, pasi deri në fund të sezonit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit spanjoll, Huan Mata.

Spanjolli është operuar në ije, duke humbur kështu sezonin aktual.

“Mata është operuar në ije. Ditët në vazhdim do të ketë më shumë informata për rikuperimin e tij.” – kishte njoftuar klubi anglez përmes një komunikate të postuar në rrjetet sociale.

Mata bëri një sezon të shkëlqyeshëm këtë edicion, duke qenë golashënuesi i dytë te “Djajtë e Kuq”, menjëherë pas Zlatan Ibrahimoviç. Mata në 22 ndeshje me fanellën e Junajtedit realizoi 6 gola, duke lënë pas vetes yllin francez Poll Pogba si dhe dy sulmuesit, Martial dhe Rrashford.

Rikthimi i Huan Matas në fushat e futbollit do të ndodhë vetëm në sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply