St.Galleni nënshkruan me vëllain e Albian Ajetit

Vetëm dy ditë pasi Sent Galleni kishte nënshkruar edhe zyrtarisht me futbollistin shqiptar nga Kosova, Albian Ajeti, drejtuesit e skuadrës zvicerane sot kanë firmosur edhe me vëllain e tij Adonisin, njofton “infOSport.mk”.

Ai ka bindur drejtuesit e skuadrës së Sent Gallen, të cilët tek Adonisi shohin një mbrojtës me mjaft perspektivë që do i shërbente skuadrës në të ardhmen.

“Adonisi është një qendërmbrojtës i ri, mirëpo fizikisht një futbollist shumë i fuqishëm dhe teknikisht i trajnuar mirë. Ky është një avantazh i madh,  dhe një lojtar i tillë nuk mund të gjenden aq shpesh në treg. Ne jemi të kënaqur që ai na zgjodhi neve për të bërë hapin e rëndësishëm na karrierën e tij” – tha drejtori sportiv i Sent Gallenit, Kristian Stübi.

20-vjeçari Adonis Ajeti te Sent Galleni vjen nga skuadra e Ligës së Dytë zvicerane, Vill 1900, me të cilën skuadër kishte kontratë deri në qershorin e vitit 2020, shkruan “infOSport.mk”.

Ai shprehu kënaqësi për besimin e dhënë nga ana e drejtuesve të Sent Gallenit, të cilët po i mundësojnë të luaj në Superligë, edhe atë bashkë me vëllain e tij binak, Albianin.

“Jam i kënaqur për besimin e dhënë nga ana e drejtuesve të Sent Gallenit dhe për mundësinë që më dhanë të jem pjesë e Superligës. Kjo është një mundësi e mirë për mua që dua ta shfrytëzojë, ndërsa natyrisht edhe një kënaqësi e veçantë që do të luaj në të njëjtin ekip së bashku me vëllain tim binjak, Albianin” – tha Adonis Ajeti për sajtin zyrtarë të klubit zviceran.

Adonisi me Sent Gallenin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2021, ndërsa do ju bashkohet atyre sezonin ardhshëm.

Leave a Reply