Në fushë sherr mes futbollistëve të Fenerbahçes dhe Kukësit, Fernando fotografohet me fëmijët (VIDEO)

Ndeshja miqësore midis Fenerbahces dhe Kukësit shumë lehtë mund të ndodhte që të kishte edhe një pjesë të tretë, njofton “infOSport.mk”.  Kjo ndeshje fare në fund u shëmtua nga sherri që plasi mes futbollistëve të të dyja skuadrave, edhe atë futbollistëve që ishin në stol, ku në qendër të vëmendjes ishte portieri Volkan Demirel dhe sulmuesi i Kukësit, Elis Bakaj.

Në ato momente si duket dy lojtarët e lartëpërmendur, por edhe gjitha ata të tjerët që ishin pjesë e asaj zënke harruan se janë duke zhvilluar një ndeshje miqësore dhe asgjë tjetër, mirëpo edhe përkundër këtij fakti nervat ishin prezent te ata. E për këtë gjë kontribuoi edhe penaltia e dytë e akorduar nga ana e arbitrit kryesor, të cilën po përgatitej ta ekzekutonte braziliani Fernandao, i cili njëkohësisht shfrytëzoi momentin për të dhenë një autograf njërit prej fëmijëve që kishin detyrë të kapnin topat pas portës, ndërsa një tjetrit për t’ia plotësuar dëshirën për të bërë një foto.

Fernandao në ato momente shihej mjaft i qetë edhe përkundër situatës së krijuar, ndërsa foton e bërë me djaloshin e vogël e përcolli me buzëqeshje, që më pas doli të jetë edhe më e ëmbël pas golit të barazimit të shënuar pikërisht nga ana e tij nga pika e bardhë.

Leave a Reply