Milot Rashica vazhdon karrierën në Serie A

Një ndër yjet e futbollit evropian, Milot Rashica shumë lehtë mund të ndodhë që karrierën e tij ta vazhdojë në Itali, te skuadra e Lacios. Si duket skuadra “laciale” nuk mundet pa shqiptarë, pasi vazhdimisht kjo skuadër në rradhët e veta pretendon të ketë një, dy apo edhe më shumë futbollistë shqiptarë.

Aktualisht pjesë e kësaj skuadre janë dy portierët shqiptarë, Foto Strakosha dhe Etrit Berisha, me këtë të fundit i cili po luan në formë huazimi te skuadra e Atalantës.

Mirëpo Igli Tare dëshiron që të sjellë edhe Milot Rashicën në ”Olimpiko”, të cilin e sheh si zëvendësim për Keite Balde, emri i të cilit lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm te Milani.

Kartoni i Milot Rashicës vlerësohet plot 6 milion euro nga klubi i tij aktual Viteshe,  shifër kjo që Lacio mund ta përfitojë nga shitja e portierit shqiptarë, Etrit Berishës te Atalanta.

Leave a Reply