Dibala “dridh” Juventusin, mungon ndaj Barcelonës në “Kamp Nou”

Futbollisti më në formë i Juventusit, Paolo Dibala, që ishte ndër më të merituarit për fitoren e madhe 3:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve Evropian kundër Barcelonës, ka tronditur të gjithë “juventinët”, pasi i dëmtuar braktisi ndeshjen e sotshme ndaj Peskaras, njofton “infOSport.mk”.

Dibala ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e së shtunës të fituar 0:2 ndaj Peskarës, kur u ndal nga ana e ish futbollistit të Interit dhe Milanit, Sulej Muntari. Edhe pse starti i ganezit nuk u duk të jetë i rëndë, Dibala megjithatë nuk arriti dot të vazhdojë ndeshjen, duke braktisur atë në minutën e 54-të.

Pas ekzaminimeve të detajuara, mjekët e Juventusit kanë dhënë lajmin e keq. Dibalës do t’I nevojiten disa ditë pushim për të rimarrë veten, duke humbur kështu ndeshjen çerekfinale të kthimit kundër Barcelonës, ndaj së cilës skuadër argjentinasi në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Juventus Stadium” kishte realizuar dy gola.

Leave a Reply