Kapo i “Shvercerave”, Omer Bunjaku  i kundërpërgjigjet Grnçarovit (FOTO)

Nuk kanë të ndalur replikat ndaj shkrimit të kapitenit të Vardarit, Boban Grnçarov, i cili dje pas ndeshjes kundër Shkëndijës në profilin e tij në “facebook”, dukshëm i revoltuar nga eliminimi i skuadrës së tij nga Kupa e Maqedonisë, kishte shkruar: Andaj Vardari për ju është Real Madrid, ku ti zësh, rahi (fitoi)”, dedikuar skuadrës së Shkëndijës, ndaj së cilës Vardari shënoi fitore minimale, por që në fund nuk doli të jetë e mjaftueshme që kjo skuadër ti gëzohet kualifikimit për në finalen e madhe.

Pas replikës së Ersen Sali, ish futbollistit të Shkëndijës, një tjetër kundërpërgjigje për kapitenin e Vardarit ka ardhur sot nga kapoja e “Shvercerave”, Omer Bunjaku, i cili në profilin e tij zyrtarë në “facebook” kishte shkruar: “Nese ju jeni për ato Real Madrid, ne për ju jemi Juventus. NE SUNDOJM SHKUPIN ⚪️🔵”, – duke ndezur që tani atmosferën para ndeshjes së dielës, Shkupi – Vardari që zhvillohet në stadiumin e Çairit.

 

Leave a Reply