Shkupi në disavantazh gjatë 45 minutave të para (VIDEO)

Shkupi – Vardari 0:1. Është ky rezultati i 45 minutave të para në ndeshjen derbi të javës së 28-të në elitën e futbollit vendor që në këto momente po zhvillohet në Çair. Boareto shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje pas një kombinimi të dyfishtë me Boban Nikolov në minutën e 20-të.

Vendasit edhe përkundër dëshirës së madhe për të shënuar golin e barazimit, nuk i’a arritën qëllimit, pasi vërtetë mbrojtja e Vardarit gjatë kësaj pjese ishte në nivelin e duhur dhe në asnjë moment nuk lejoi që të rrezikohet portieri i tyre.

Në anën tjetër Vardari mund të shënonte edhe një gol tjetër në minutën e 37-të, mirëpo goditjen me kokë të armenit, Bargesian, futbollisti i Shkupit Fisnik Zuka e largoi nga vija fatale, dke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 0:1 në favor të Vardarit.

Leave a Reply