Hidhet shorti për eliminatoret e Botërorit, ja kundërshtaret e Shqipërisë

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e fazës kualifikuese të Kupës së Botës për femra.  Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri, Armir Grima bënë pjesë në “Grupin 2” së bashku edhe me rivalet e Zvicrës, Skocisë, Polonisë dhe Bjellorusis

Ky grup ku bën pjesë edhe Shqipëria pritet të prodhojë sfida mjaft të vështira për vajzat “kuqezi” pasi dy prej kundërshtareve, Zvicra dhe Skocia, këtë verë do të jenë pjesë e ndeshjeve finale të Kampionatit Evropian që do të mbahet në Holandë.

Ndeshjet kualifikuese do të fillojnë të luhen në muajin shtator dhe do të vazhdojnë deri në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Në fazën finale që do të zhvillohet në Francë në vitin 2019 do të kualifikohen ekipet që do të pozicionohen si të parat në grup, ndërkohë skuadrat e dyta në renditje mes tyre do të zhvillojnë ndeshje balotazhi, përmes së cilave do të mundohen të prekin finalen e KB  të vitit 2019-të.

Leave a Reply