Kielini: Guardiola ka shkatërruar mbrojtjen italiane

Mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, Xhorxho Kielini ka dhënë mendimin e tij në lidhje me mospjesëmarrjen në Kampionatin Botëror që do të luhet këtë verë në Rusi. “Do të jetë e dhimbshme ta shohim Botërorin nga shtëpia. Nuk arrij ta imagjinos, do të jetë një muaj shumë i vështirë”.

“Dikur kishim Baresi, Bergomi, Scirea dhe shumë të tjerë… tani nuk prodhojmë më mbrojtës. Guardiola ka rrënuar futbollin tonë. Në 10 vitet e fundit, trajnerët tanë kanë kërkuar ta imitojnë pa pasur aftësitë e tij dhe kanë humbur identitetin e tyre”.

“Nuk nxjerrim më mbrojtës të nivelit të lartë prej dhjetë vitesh, me përjashtim të Bonuçi-t. Shpresoj që tani të kthehet vëmendja te futbolli italian. Mospjesëmarrja në Rusi 2018 është vetëm një provë e një problemi të dukshëm”, ka thënë mbrojtësi i Juventus-it.

Leave a Reply