Zyrtare, Isko i mbetet besnik Real Madridit

Isko më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij. Mesfushori spanjoll si duket tashmë edhe përfundimisht ju ka dhënë fund të gjitha spekullimeve rreth të ardhmes së tij, që do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtë me Realin e Madridit.

Pavarësisht aludimeve të shumta nga mediat spanjolle për largimin e mundshëm të tij nga “Santiago Bernabeu”, Isko zgjodhi të qëndrojë tek “mbretërit” edhe pse ofertat në adresë të tij nuk kishin munguar.

Palët kanë arritur një akord për rinovimin e kontratës për 5 vite, ku fantazisti do të përfitojë edhe një rritje page të theksueshme.

Nga kontrata e re që pritet të firmoset ditëve në vijim, Isko do të përfitojë plot 6 milionë euro në sezon, ndërsa bashkë me Realin dia do të jetë deri në vitin 2022.

Leave a Reply