Antoni Xhoshua është mbreti i ri i boksit!

Antoni Xhoshua është mbreti i ri i boksit! Boksieri anglez doli fitues në super përballjen kundër Vladimir Kliçkos, duke rrëmbyer në këtë mënyrë titujt IBF (Federatës Ndërkombëtare të Boksit), ËBA (Asociacionit Botëror të Boksit) dhe IBO (Organizatës Ndërkombëtare të Boksit).

Që të dy sonte dolën përballë njëri tjetrit në stadiumin “Uembli” në Londër para plot 90 mijë tifozëve.

Ishte ky një rekord sa i përket shikueshmërisë në një meç boksi, ndërsa gjithashtu u vendos edhe rekordi i të ardhurave financiare të fituara nga shitja e biletave, ku thuhet se një biletë në tregun e zi ka kapur shifrën prej 20 mijë euro.

Ndryshe Xhoshua u tregua shumë më i freskët në këtë luftë, duke mundur Vladimir Kliçkon me nokaut teknik në raundin e 11-të.

Ishte kjo fitorja e 19-të nga po aq lufta për boksierin 27-vjeçar, para të cilit është një e ardhme e ndritur. Në anën tjetër për 41-vjeçarin Vladimir Kliçko ishte kjo disfata e 5-të në karrierën e tij, nga gjithsej 69 lufta që kishte zhvilluar.

Leave a Reply