Pas meçit, Entoni Xhoshua: Fjuri tani është radha juaj!

E gjithë bota u ngrit në këmbë për fitoren e Entoni Xhoshuas ndaj Vlladimir Klitçkos për titullin kampion bote në IBF, ndërsa pas triumfit britaniku i ka bërë thirje Tajson Fjurit që ta ketë kundërshtar të radhës në ring.

“Tajson Fjuri ku je? Eja, ti je i radhës.. 19:0 në fitore, e shikove meçin e sontëm? Për ta ndaluar Vlladimir Klitçkon është punë e madhe. Tajson tani është radha juaj”, është shprehur kampioni i ri.

Ndërkohë, Tajson Fjuri edhe përkrah shumë problemeve të mëdha, disa javë më parë për media deklaroi se është i gatshëm t’i riktheher ringut.

Leave a Reply