Çelzi, fitorja ndaj Evertonit me aromë kampioni (VIDEO)

Çelzi ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt titullit kampion në Premierligë. “Blutë” nga Londra shënuan fitore ndaj Evertonit me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Në letër ishte kjo transferta më e vështirë e skuadrës së trajnerit Antonio Konte nga ato ndeshje që kanë mbetur për tu luajtur deri në mbyllje të sezonit, kur Çelzi do të zhvillojë tre ndeshje si vendas dhe vetëm një ndeshje në transfertë, edhe atë kundër Uest Bromuiç Albionit.

Evertoni kishte momentet e veta në këtë ndeshje, sidomos në fillim të ndeshjes, mirëpo me kalimin e kohës Çelzi vendosi barazpeshë në lojë, që më pas në pjesën e dytë të shpërthejë duke shënuar tre gola në rrjetën e “karamelëve”.

Pedro në minutën e 66-të hapi serinë e golave, derisa mbrojtësi Geri Kehill në minutën e 79-të dyfishoi rezultatin në 2:0. Goli i tretë ishte pjesë e rezervistit Vilian, i cili pak para fundit të takimit vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Evertoni 0, Çelzi 3.

Falë kësaj fitore Çelzi ka 81 pikë, 7 më shumë se skuadra e vendit të dytë, Totenhamit që pas pak do të zhvillojë ndeshjen e saj kundër Arsenalit.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply