Dy lajme të mira për fansat e Barcelonës

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Zhordi Mestre ka njoftuar dy lajme shumë të rëndësishme pas fitores së arritur mbrëmë ndaj Viljarealit, përcjellë “infOSport.mk”.

Lajmi i parë është se Barcelona tashmë ka zgjedhur trajnerin e ri, mirëpo emri i tij do të bëhet publik vetëm pas përfundimit të sezonit në shenjë respekti ndaj trajnerit aktual, Luis Enrike.

“Tashmë është i qartë profili i trajnerit të ri, ndërsa fjalën e fundit do ta ketë presidenti ynë. Deri në fund të sezonit nuk do të keni mundësi të dëgjoni asnjë fjalë rreth tij, pasi kemi shumë respekt ndaj Luis Enikes. Mirëpo gjërat në praktikë tashmë janë të qarta” – tha Mestre.

Ndër emrat që përmendeshin më së shumti për postin e trajneri, ishin Ronald Kuman, Ernesto Valverde dhe Loran Blan.

Lajmi i dytë kishte të bëjë me marrëveshjen e re të Lionel Messit, që pritet të realizohet brenda disa javëve. Sipas tij argjentinasi do të mbetet në “Kamp Nou” deri në vitin 2022, kur ai do jetë 35 vjeç.

Leave a Reply