Zendeli për TV SHENJA: Nga Çairi largohem vetëm kur të duan “Shvercerat” (VIDEO)

Fitorja 2:0 në derbin ndaj Vardarit, ngjalli atmosferë të madhe te publiku nga Çairi, ndërsa përveç komentit të ndeshjes, kapiteni dhe njëherit drejtor i skuadrës “bardheblu” Suat Zendeli dha edhe një porosi të veçantë.

“Nga Çairi unë do shkoj vetëm kur të duan “Shvercerat” dhe publiku i rëndomtë. Unë kam ardhur për ata këtu dhe të parin që do ta dëgjoj të më thotë që unë nuk jam i dëshiruar këtu, unë do të iki nga Çairi”, thotë për TV Shenja, kapiteni i FC Shkupit, Suat Zendeli.

Ai më tej vazhdoi, duke thënë se fitorja shkon për një “shok” të tij, duke lënë në prapavijë shumë dilema të pazbërthyera.

“Golat dhe pritjet e mija ia dedikojmë një shokut tonë që ka kontribu për këtë klub. Pasi i njejti vjen, më shikon, më kontrollon, më duartroketë dhe të dy golat dhe pritjet e mija ia dedikokë shokut tim të ngushtë”, përfundon Zendeli.

Shkupi mbylli gjysmëstinorin e parë të këtij sezoni në LPFM, me fitore ndaj rivalëve të përbetuar Vardarit, përderisa me këta të fundit do të takohen sërish në fundjavë në Çair për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë, me takimin e parë që u mbyll me barazim 1:1.

Deklarata e plotë e kapitenit të FC Shkupit, Suat Zendeli, pas fitores ndaj Vardarit!

Публикувахте от Tv Shenja в 3 декември 2017 г.

Leave a Reply