Vidal: Për Mesin dhe Argjentinën, FIFA zbaton rregulla tjera!

 

Vendimi i FIFA-së që largoi pezullimin kapitenit të Argjentinës, Lionel Mesit, ngriti shumë dilemma në opinion, ndërsa mendimet e tyre shprehin edhe futbollistët. I fundit që ka folur për këtë temë, është lojtari i Bayernit të Mynihut dhe Kilit, Arturo Vidal, i cili shprehet se rregullat e FIFA-s duhet të jenë të njejta për të gjithë futbollistët.

“Dua që rregullat e FIFA-s të jenë të njejta për të gjithë. Kuptohet se ky vendim është në favor të Argjentinës. Gjithashtu është mirë ta shohësh Mesin me fanellën e përfaqësueses së tij, pasi që ai çdo herë jep maksimumin në ndeshje, mirëpo dua të them që rregullat e FIFA-s nuk janë të njejta për të gjithë reprezentuesit. Kjo nuk është e mirë për këtë sport”, është shprehur Vidal.

Përfaqësuesja e Kilit, pikërisht në këto ndeshje kualifikuese për Botërorin Rusi 2018, kishte dy pezullime të futbollistëve Valdivia dhe Medel, të cilët duhet të pauzojnë për 4 ndeshje të radhës për incident të ngjajshëm si të Mesit, përderisa Vargas ishte i dënuar me dy ndeshje.

Leave a Reply