Maradona emërohet trajner i Al-Fujairah

Legjenda e Argjentinës dhe Napolit, Diego Maradona është emëruar trajner i skuadrës Al-Fujairah nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmin e bëri publik vet klubi i Al-Fujairah në faqen e tyre në “tviter”, duke postuar edhe një foto të Maradonës me fanellën e skuadrës në fjalë.

“Unë dua t’iu them se jam trajneri i ri i Al-Fujairah në Ligën e Dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe”, ka shkruar Maradona në fejsbuk.

Për 56-të vjeçarin kjo është puna e parë, që nga korriku i vitit 2012 kur u shkarkua nga detyra e menaxherit të AL-Uaslit.

Kujtojmë që Maradona është një ikon e Argjentinës, me të cilët si futbollist fitoi Kupën e Botës në vitin 1986, ndërsa ishte seleksionues i përfaqësueses së vendit të tij gjatë gjatë periudhës 2008-10.

Leave a Reply