Lëndohet Kedira, mund të humb finalen?

Futbollisti i Juventusit, Sami Kedira është lënduar në ndeshjen ndaj Monakos, duke pësuar një lëndim në kofshën e djathtë. Kedirës iu desh që të lëshoj fushën, ndërsa në vend të tij u aktivizua Klaudio Markisio.

Stafi mjekësor pritet që të bëjë të ditur detaje më të hollësishme rreth lëndimit dhe nëse është shumë serioze, sa kohe do t’i duhet gjermanit që të rikuperohet.

Duke parë rezultatin aktual me Juven që po avanson 2:0 (4:0) ndaj Monakos, në taborin “bardhezi” janë në pritje të konfirmimit se a do të mund të luaj Kedira në finale e madhe të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet me 3 qershor në Kardif, kuptohet nëse Juventusi kualifikohet.”InfOSport.mk”

Leave a Reply