Zekirija Ramadani shpallet kampion me Trepçën

Tekniku shkupjan Zekirija Ramadani është shpallur kampion i Superligës së Kosovës me skuadrën Trepçës. Skuadra nga Mitrovica matematikisht ka siguruar titullin e kampionit, 3 xhiro para fundit të kampionatit, pasi mundi Besën me rezultat 2:0. Për Trepçën kjo arritje është historike, pasi për herë të parë pas 25 viteve nga themelimi i klubit ka fituar titullin e kampionit. /”InfOSport.mk”
“Jam krenar që jam trajner i kësaj skuadre, jam krenar që jam trajner i këtyre luanëve. Merita është e të gjithëve, deri tek ekonomi i skuadrës. Por merita më e madhe është e futbollistëve. I uroj edhe zyrtarisht presidentit të klubit për titullin e parë historik”, është shprehur trajneri i KF Trepçës, Zekirija Ramadani.

Trajneri Ramadani gjithashtu vlerësohet si njeriu historik që arriti t’i sjellë titullin e parë Trepçës, ndërsa shkupjanin e pret edhe një histori tjetër, ku do të bëhet trajneri i parë nga Superliga e Kosovës që do të luaj në eliminatoret e Liga Evropës në sezonin e ardhshëm.

Sa i përket titujve kampion, Prishtina mban kryesimin me 7-të tituj të fituar, ndërsa pas skuadrës nga kryeqyteti vjen Besa e Pejës me 3 tituj dhe Feronikeli me 2./”InfOSport.mk”

Leave a Reply