Reali barazon rekordin e Bayernit

Reali i Madridit barazon edhe një rekord në historinë e tij. Madrilenët mbrëmë me golin e Iskos në minutën e 42-të ndaj Atletiko Madridit kanë vazhduar serinë e 61 ndeshjeve radhazi, ku futbollistët e Realit kanë shënuar gola.

Me këtë seri pozitive, “Mbretërit” kanë barazuar rekordin e Bayern Mynihut, të cilët të njejtën e kishin bërë më herët.

Të përzgjedhurit e Zinedin Zidanit, këtë rekord mund ta thyejnë në ndeshjen e radhës në La Liga që do ta zhvillojnë këtë fundjavë ndaj Seviljës.

Leave a Reply