Trajneri i Kolorados kërkon ndihmën e Gashit për mbijetesë

Kolorado Rapids është duke kaluar një periudhë të vështirë në Ligën amerikane të futbollit, ku aktualish është në pozitën e fundit të Konferencës së Perendimit me vetëm 1 fitore në 8 ndeshje të fundit dhe vetëm 5 gola të shënuar. Rol të rëndësishëm dhe mungesë të madhe e këtij ekipi shihet sulmuesi i Kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi, i cili ishte jasht fushave për dy muaj për shkak lëndimeve.

Gjithsesi shqitpari tashmë iu është rikthyer terreneve dhe ka zhvilluar ndeshjen e fundit me ekipin, ndërsa këta të fundit dhe vet trajneri i Kolorados, Pablo Mastroeni është shprehur se kanë nevoj për ndihmën dhe lojën e tij.

“Në ndeshjen e fundit ai ishte iniciatori i gjithçka që bëmë duke dalë në sulm, duke thyer linjat e mbrojtjes kundërshtare, duke sulmuar, duke lidhur gjithë repartin. Edhe kur kthehej pas, e kishte gjithmonë si prioritet të sulmonte. Ky është mentaliteti që na duhej dhe ai e tregoi në ndeshjen e fundit”, tha Mastroeni para gazetarëve.

Ndërkohë i saporikthyeri Gashi, për mediat ka folur se ndjehet i lumtur që është aktivizuar menjëherë pas lëndimit, ndërsa vlerëson se është koha për të filluar një periudhë pozitive me fitore.

Pa fat, kemi qenë pa fat dhe duhet të mendojmë pozitivisht për të fituar ndeshjen e radhës në fushën tonë  e për të filluar një seri pozitive”, ka thënë Gashi.

Takimi i radhës i Kolorado Rapids do të jetë përballë San Hoses të Jahmir Hykës, i cili është vlerësuar si “Derbi shqiptar” i MLS-së.

Leave a Reply