Ejupi sërish i shënon ish skuadrës së tij

Shkupjani i Osijekut, Muzafer Ejupi ka shënuar gol ndaj ish skuadrës së tij Slaven Belupos. Ejupi golin e realizoi në minutën e 9-të, duke zhbllokuar kështu rezultatin e takimit, ndërsa më vonë në minutën e 16-të Lopa e rriti epërsinë në 2:0.

Për Ejupin ky ishte goli i katërt ndaj ish skuadrës së tij, ndërsa i 13-ti në këtë sezon me fanellën e Osijekut. Reprezentuesi i Maqedonisë rikthehet pas dy muajve me gol, pasi hera e fundit që kishte shënuar ishte pikërisht ndaj Slaven Belupos me 12 mars.

Takimi Osijek-Slaven Belupo është duke u zhvilluar, ndërsa rezultati momental është 2:0./“InfOSport.mk”

Leave a Reply