Të rinjët e Shkëndijës afër titullit, fitojnë Vardarin

Gjenerata U19 e Shkëndijës ka fituar Vardarin me rezultat 3:0, në ndeshjen e vlefshme për pozitën e parë në tabelën e juniorëve. Të përzgjedhurit e Jeton Beqirit, e nisën mirë takimin, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 13-të me anë të Zejnullahit, ndërsa në të 34 ishte Bajrami që rriti epërsinë për rezultat 2:0.

Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa në fraksionin e dytë “Kuqezinjët’ realizuan edhe golin e tretë, ku përsëri golashënues ishte Bajrami në minutën e 47-të. Deri në fund të rinjët e Shkëndijës administruan mirë lojën, duke mbyllur kështu takimin me fitore bindëse 3:0 ndaj rivalëve për titullin e kampionit.

Me këtë fitore, Shkëndija merr kryesimin në tabelë me 53 pikë, 3 më shumë se Vardari që tashmë ngelet në vend  të dytë. Deri në fund të sezonit në Ligën e Juniorëve kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar./“InfOSport”

Leave a Reply