Arrijnë edhe Ballsitët në Strumicë (FOTO)

Tifo grupi i Shkëndijës, “Ballistët” kanë arritur në stadiumin e “Mlladost” në Strumicë, ku po zhvillohet finalja e Kupës së Maqedonisë Shkëndija-Pelisteri. Edhe pse me shumë vonesë, “Ballistët” janë vendosur tashmë në tribuna të stadiumit dhe do të jenë prezent për të mbështetur skaudrën e tyre gjatë 45-të minutave të dyta të ndeshjes.

Sipas numrit 1 të “Ballistëve”, Krenar Osmani, çështja e vonesës është bërë me qëllim nga ana e policisë që i ka përcjellur gjatë udhëtimit. Osmani për një gjë të tillë reagoi në profilin e tij në fejsbuk.

Leave a Reply