Juventus do të zhvillojë dy miqësore në Meksikë

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka njoftuar se do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve verore në Meksikë. Ndeshjen e parë “Zonja e Vjetër” do ta zhvillojë ndaj Monterej më 18 korrik, ndërsa vetëm një ditë më pas do të përballet me Tigres.

Këto ndeshje do të jenë pjesë e turneut “Superkopa Tekate” që do të zhvillohet nga data 16 deri më 22 korrik në Meksiko Siti dhe Monterej.

Përveç ekipeve të lartëpërmendua, në këtë turne do të marrin pjesë edhe Porto, Çivas dhe Kruz Azul.

“Me këtë pjesëmarrje në këtë turne do të përpiqemi ti përforcojmë marrdhëniet e mira të Juventusit me Meksikën, ku ndodhet e katërta, apo baza e 5-të më e madhe e fansave të klubit tonë nëpërmjet “facebook” dhe “youtube”” – pohuan nga klubi “bardhezi”.

“Biankonerët” gjithashtu do të marrin pjesë edhe në një turne tjetër në Kontinentin Amerikan, duke qenë pjesë e turneut prestigjioz “International Champion Cup 2017”.

Në kuadër të këtij turneu kampionët e Italisë më 22 korrik në Nju Jork do të përballen me Barcelonën, 4 ditë më pas do të përballen me Paris Sen Zhermenin në Majami, ndërkohë me 30 korrik në Boston do të ndajnë mejdanin me Romën.

Leave a Reply