Ish trajneri i Shkëndijës, Akrapoviç bën skandal në Kroaci

Ish trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç është larguar edhe nga skuadra e Splitit. Kështu së paku informojnë mediat kroate, pasi Spliti nuk ka arritur të sigurojë mbijetesën në elitë, me Akrapoviçin përveç se është larguar ka bërë edhe një skandal.

Pak para përfundimit të ndeshjes që Spliti e zhvillonte me Cibalija-n, Akrapoviç ka fyer rëndë spikerin e takimit, pasi ky i fundit gjatë zhvillimit të lojës ka thënë se konkurenti për mbijetesë, Cibalija ka barazuar në 1:1. Mirëpo kjo nuk është e gjitha, Akrapoviç i ka sulmuar edhe lojtarët, të cilët sipas tij kanë manipuluar me lëndime.

“Kur erdha këtu gjithçka ishte mirë, ndërsa pastaj ndryshoi gjithçka. Nuk do të jem më trajner i Splitit, do të shkojë në Gjermani”, është shprehur Akrapoviç, pas ndeshjes.

Skuadra e Splitit e mbylli sezonin në vendin e fundit në elitën kroate me vetëm 18 pikë të tubuara.

Leave a Reply