Incidenti në ndeshjen finale të Kupës në futsal (VIDEO)

Mbrëmë në Strumicë u zhvillua finalja e Kupës së Maqedonisë në futsal ndërmjet Velesit dhe Shkupit. Ishte kjo një ndeshje që përveç golave, dhuroi edhe një lojë të ashpër, të cilën e aprovuan që nga fillimi lojtarët e skuadrës së Velesit, ku si pasojë tre prej tyre u ndëshkuan me kartonë të kuq, ndërsa nga rradhët e Shkupit, me karton të kuq u ndëshkua Eljesa  Neziri.

Ky i fundit pati një zënkë me lojtarin kundërshtarë Igor Leovski vetë 07 sekonda para fundit të takimit, me ç’rast arbitri Goce Spirkoski që të dy i ndëshkoi me kartonë të kuq.

Ndryshe fitues në fund doli ekipi i Velesit me rezultatin 6:3, duke ngritur lartë Kupën dhe duke iu hakmarrë në këtë mënyrë skuadrës nga Çairi për titullin e kampionit që i takoi Shkupit.

 

Leave a Reply