Selimi: Nuk jam i kënaqur nga sjellja e disa futbollistëve (VIDEO)

Derbi lokal i Tetovës ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës i zhvilluar në kuadër të xhiros së 35-të në elitën e futbollit vendor u mbyll me barazim 4:4. Një ndeshje me shumë gola, ku katër u shënuan në pjesën e parë dhe katër tjerë në të dytën, me të dyja skuadrat që shkëlqyen në fushën e gjelbërt të stadiumit të qytetit në Tetovë, në një derbi që u zhvillua vetëm për pristigj, pasi as njërës e as tjetrës nuk iu nevojiteshin pikët, me Shkëndijën dhe Renovën që kishin mbyllur llogarit në LPFM që më herët.

Trajneri i “Kuqezinjëve” , Erhan Selimi, pas ndeshjes nuk ka komentuar shumë rezultatin, mirëpo më shumë është përqëndruar te sjellja e disa futbollistëve, gjë që i ka penguar gjatë lojës.

“Ndoshta ishte një ndeshje e mirë për publikun, pasi kishte 8 gola të shënuar. Sinqërisht të them, të shënojshë katër gola në një ndeshje, nuk është një gjë e vogël, mirëpo nga disa lojtarë të caktuar në disa momente të caktuara nuk jam i kënaqur me sjelljen e tyre. Janë profesionist dhe duhet të sillen si profesionist nga minuta e parë deri në minutën e 90-të. Vazhdojmë edhe një ndeshje na ka ngelur, ditën e mërkurë ndaj Pelisterit, dhashtë Zoti ta mbyllim sezonin me tre pikë dhe me një fitore dhe lojtarët të shkojnë në pushimin e merituar”, është shprehur pas ndeshjes, trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi.

Leave a Reply