Mbledhje mes klubeve në vigjilie të ndeshjeve të balotazhit për hyrje/mbijetesë

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë  sot departamenti për gara dhe ai për siguri dhe integritet mbajti mbledhje pune me përfaqësuesit e klubeve të cilat prej 4 deri më 10 qershor do të luajnë ndeshje balotazhi për hyrje/mbijetesë në Ligat përkatëse të futbollit të Maqedonisë.

Klubet u njoftuan dhe u thirën të respektojnë predispozitat e garave përkatëse, të merren masat e nevojshme për zhvillim të sigurtë të ndeshjeve të balotazhit dhe sërish u thirën të respektojnë rregullat e fer-plejit.

Shkupi dhe Novaci do të luajnë dy ndeshje balotazhi për vend të Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Dueli i parë luhet më 4 qershor me fillim në orën 17:00, ndërsa takimi i kthimit në program do të jetë më 7 qershor sërish në orën 17:00. Të dyja ndeshjet do të luhen në Stadiumin e Qytetit në Shtip.

Gobleni-Zajazi, Labunishta-Zajazi dhe Labunishta-Gobleni do të luajnë ndeshjet më 4, 7 dhe 10 qershor me fillim në orën 17:00.

Dy nga tre ekipet me efekt më të mirë në përballjet ndërmjet veti do të sigurojnë kualifikim në Ligën e Dytë të Maqedonisë, grupi Perëndim.

Ndeshja Prevaleci-Sasa e Kamenicës luhet më 4 qershor në orën 17:00 në Stadiumin e qytetit në Koçani. Fituesi siguron vend në Ligën e Dytë të Maqedonisë, grupi Lindje.

Leave a Reply