Hasani: Nuk frikësohemi nga askush, besojmë në kualitetet tona!

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë po vazhdon përgatitjet për ndeshjet me Turqinë dhe Spanjën. Në stërvitjen e sotme seleksionuesi Igor Angellovski kishte në dispozicion edhe futbollistët nga Seria A si Goran Pandevin dhe Ilija Nesterovskin, ndërsa gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të bashkangjiten edhe Ezgjan Alioski dhe Stefan Ristovski.

Futbollisti i Shkëndijës, Ferhan Hasani është shprehur se përfaqësuesja e Maqedonisë ka rastin të tregojë kualitetet më të mira gjatë këtyre dy ndeshjeve të qershorit.

“Gjithë ne kemi mundësi të zhvillojmë dy ndeshje të mëdha, fillimisht me formacionin e fortë të Turqisë, ndërsa më vonë duelin kualifikues me një prej përfaqësueset më të mira në botë, Spanjën. Maqedonia në disa ndeshjet e ardhshme tregoi se posedon lojtarë të shkëlqyeshëm dhe ne nuk frikësohemi, besojmë në kualitetet tona. Në këtë përfaqësuese ka lojtarë të talentuar me potencial të madh. Sërish kemi rast të tregojmë fytyrën e vërtetë në skenën e madhe të futbollit dhe është e sigurtë se do të jemi 100% të koncentruar në ndeshjen me Turqinë, pasi tani fokusin e kemi te ndeshja e parë, pastaj do të mendojmë për Spanjën”, deklaroi Hasani.

Maqedonia ndeshjen kontrolluese kundër Turqisë do ta luaj me 5 qershor, ndërsa 6 ditë më vonë me Spanjën në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018.

Leave a Reply