Arlind Ajeti i bashkohet Abrashit te Frajburgu!?

Arlind Ajeti sezonin e ri do ta nis me skuadër të re. Një gjë e tillë është thuajse e sigurt dhe pritet vetëm hapja e merkatos së transferimeve që futbollisti shqiptarë nga Kosova edhe zyrtarisht të largohet nga Torino.

Arlind Ajeti nuk gjeti hapësirën e duhur te skuadra nga “Serie A”, trajner i së cilës është serbi Sinisha Mihajlloviç. Ky i fundit nuk i dha shumë hapësira futbollistit të Kombëtares shqiptare, që tashmë kërkon një sfidë te re në karrierë.

Sipas mediave italiane, por edhe ato gjermane, është  skuadra e Frajburgut që interesohet për shërbimet e mbrojtësit shqiptarë, drejtuesit e së cilës skuadër pritet që shumë shpejt të dalin edhe me një ofertë konkrete.

Sipas asaj që raportojnë mediat pranë skuadrës së Torinos, bëhet fjalë për një ofertë prej dy milionë eurosh që skuadra e Bundesligës Gjermane është e gatshme ti paguajë skuadrës italiane për të lënë të lirë Ajetin.

Nëse ky transferim realizohet, Arlin Ajeti te Frajburgu do i bashkohej shokut të skuadrës në Kombëtaren shqiptare, Amir Abrashit, me të cilin së bashku do të garonin në ndeshjet e Liga Europa, e më pas edhe në Bundesligë.

Leave a Reply