Juve dhe Real arritën në Kardif

Dy skuadrat finaliste të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, Juventusi dhe Reali i Madridit kanë arritur në Kardif, ku nesër mbrëma do të ndajnë mejdanin në “Millenium Stadium”, për të fituar trofeun më të çmueshëm evropian.

Të parët që arritën në kryeqytetin e Uellsit ishin kampionët e Italisë, ndërsa gjysmë ore më vonë arriti edhe skuadra “mbretërore”.

Futbollistët e Juventusit janë vendosur në hotelin luksoz “Vale Resort”, që gjindet jashtë qytetit, ndërkohë Kristiano Ronaldo me shokë kanë vendosur të flejnë në një nga hotelet që ndodhet në qendër të Kardifit, që është edhe afër stadiumit, kur nesër mbrëma me fillim në ora 20:45 do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për edicionin 2016/2017.

Leave a Reply