Milevski nesër zbulon 6 emrat e fundit që do udhëtojnë në “EURO 2017”

Heronjtë e rinj të Maqedonisë sot kanë pasur grumbullimin e parë në kuadër të përgatitjeve të fundit para nisjes për në Europianin e Polonisë, ku 17-shes së sigurtë nesër pritet ti bashkohen edhe 6-7 futbollistë.

Emrat e tyre veçmë seleksionuesi Bllagoja Milevski i ka të qartë, ndërsa edhe zyrtarisht do ti zbulojë vetëm gjatë ditës së hënë.

Sot në njërën nga fushat e futbollit pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë mes vete luajtën futbollistët e gjeneratës 1996/97 të grumbulluar nga ana e Milevskit për eliminatoret e Europianit të vitit 2019-të, ndërsa siç është paralamëruar, pikërisht nga kjo gjeneratë do të selektohen edhe 6-7 futbollistë që do udhëtojnë për në Europianin për të rinj.

“Jam i kënaqur nga futbollistët, të cilët dëshmuan se jo rastësisht edhe gjenden këtu. Shpresoj se do të kenë stërvitje të suksesshme, dhe se para së gjithash do të jenë standard në klubet e tyre. Listën e futbollistëve që do të udhëtojnë për në Europianin e Polonisë, apo emrat e futbollistëve nga gjenerata e re që do i përfshijmë në mesin e atyre që do udhëtojnë në Europian do ta publikojmë nesër” – tha seleksionuesi i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.

Maqedonia në Europianin e Polonisë do të luaj në grupin “B”, së bashku edhe me Spanjën, Serbinë dhe Portugalinë. Skuadrat e para në grupe dhe skuadra e dytë më e mirë e ranguar nga grupet  A, B dhe C do të kualifikohen në gjysmëfinale.

Ndërkohë gjenerata e re 1996/97 e cila ndeshjet e saj eliminatore për Europianin e vitit 2019-të që do të mbahet në Itali do ti startojë në muajin shtator të këtij viti, është në grup bashkë me Serbinë, Rusinë, Austrinë, Armeninë dhe Gjibraltarin.

Leave a Reply