Marko Jovanovskit i përfundoi kontrata me Shkëndijën

Marko Jovanovski është një agjent i lirë. Portierit 28-vjeçar i ka skaduar kontrata me Shkëndijën me 30 qershor, ndërsa mbetet të shihet nëse drejtuesit “kuq e zi” do ti ofrojnë kontratë të re, ose jo.

Një gjë e tillë do të varet edhe nga trajneri i ri i Shkëndijës, Qatip Osmani, i cili pritet të bëjë një revolucion te skuadra tetovare.

Jovanovski pjesë e Shkëndijës është që nga gushti i vitit 2013-të, ndërsa që nga atëherë ai ka zhvilluar plotë 129 ndeshje, duke pranuar 112 gola.

Sezonin e fundit Jovanovski kishte 17 paraqitje, duke pranuar 14 gola, ku shumë i diskutueshëm ishte ai goli i pranuar në ndeshjen e 26 shkurtit kundër Vardarit në Shkup, kur Shkëndija kishte pësuar disfatë me rezultatin 3:1.

Leave a Reply