Zajazi dhe Gobleni sot zhvillojnë ndeshje balotazhi

Ekipi i futbollit, Zajazi nga Kërçova dhe Goblen Junior nga Kumanova sot në stadiumin e qytetit në Gostivar do të zhvillojnë ndeshjen e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo ndeshja e parë e zhvilluar mes skuadrave që pretendojnë të ngjiten në Ligën e Dytë Perëndim, ku në garë është edhe skuadra e Labunishtës.

Që të tre këto skuadra do të zhvillojnë ndeshjet e tyre në fushë neutrale (Gostivar), edhe atë sipas sistemit në turne futbolli, secili me secilin, me ç’rast dy skuadrat e para do sigurojnë një vend për në Ligën e Dytë – PERËNDIM.

Zajazi përfundoi i dyti në Ligën e Tretë Perëndim, menjëherë pas Gostivarit që siguroi kualifikim të drejtpërdrejtë në Ligën e Dytë, Goblen Junior në ndeshjen vendimtare pësoi disfatë ndaj Lokomotivës në Ligën e Tretë Veri, ashtu që tashmë një vend për një rang garash më lartë do të duhet të kërkojë përmes ndeshjeve të balotazhit, derisa Labunishti doli të jetë i dyti në Ligën e Tretë – Jug, ku kampion u shpall skuadra e FC Strugës.

Përveç takimit Zajazi – Gobleni, sot paralelisht  zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Prevalec dhe Sasa, ndeshje kjo që do vendos se cila prej tyre do të siguroj një vend për në Ligën e Dytë – Lindje.

Ndeshja në fjalë zhvillohet në Stadiumin “Petar Mantev” në Koçani, dhe e njëta starton në ora 17:00, ashtu sikurse edhe ndeshja Zajazi – Gobleni.

Leave a Reply